Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Test, test, 1,2,1,2”, Kuvendi po bëhet gati për seancë, por e lëshon një ftesë të gabuar

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Republikës së Kosovës po bëhet gati për të pritur deputetët e zgjedhur të kësaj legjislature, në seancën e parë që prej zgjedhjeve të 7 qershorit.

Mbi artikull

Por, për të mbajtur seancë, fillimisht duhet të certifikohen rezultatet zgjedhore, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se, nesër në orën 11:00, do të mbajë mbledhjen për certifikimin e rezultateve, duket se ka entuziazmuar Sekretariatin e Kuvendit.

Një ftesë për seancë plenare të jashtëzakonshme është nisur në adresat e deputetëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Email-i u nis për një seancë të paraparë për datën 13 shkurt, në orën 15:00.

Megjithatë, pak çaste më pas, deputetët u ftuan të injorojnë ftesën e dërguar, duke e cilësuar si “gabim teknik”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]