Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Testet e COVID-19 po falsifikohen në një laborator në Shkup

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin shqiptar, shtetas i Maqedonisë. Ai në pikën kufitare në Han të Elezit e kishte prezantuar testin për COVID-19. Policia ka arritur të zbulojë se testi që ky person e ka paraqitur ka qenë i falsifikuar.

Mbi artikull

Gjatë intervistimit të tij nga Policia, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK Hani Elezit 14.09.2020 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]