Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Testi 1-sekondësh që ju tregon nëse maska juaj është efektive

nga Revista Kosovarja

Mosvendosja e maskës në ambiente publike dhe të mbipopulluara dënohet me gjobë prej 2,000 lekësh dhe në të njëjtën kohë rrezikon me dhjetëra njerëz përreth. 

Mbi artikull

Thënë kjo, përdorimi i maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e një maske efektive. Me kaq shumë produkte në treg, lind pyetja se si mund të bëhet dallimi i maskave të mira ndaj atyre që nuk mbrojnë 100%?

Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë funksionin e maskës. Maska kundër Covid-19 nuk vendoset që t’ju mbrojë ju nga virusi, por që të mbrojë personat përreth në rast se jeni i/e infektuar. Pra, funksioni i maskës është që të zvogëlojë mundësitë që ju të transmetoni virusin te dikush tjetër.

Një test i thjeshtë 1-sekondësh ju tregon nëse maska që po përdorni është efektive ose jo. Prof. As.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Johns Hopkins Medicine tha në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut duke i dhënë përgjigje) se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund të përdorni një qiri (ose çakmak).

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të tentoni të fikni një qiri të ndezur duke mbajtur maskën vënë. Në rast se arrini ta fikni, maska nuk po e bën mirë funksionin e saj, sepse qëllimi kryesor dhe i vetëm është bllokimi i daljes së ajrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]