Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Testi që tregon një qasje shumë interesante të karakterit tuaj

nga Revista Kosovarja

Secila kafshë ka një kuptim në vete, që tregon shumë për ty.

Mbi artikull

Mendoni se jeni në gjendje të shquani gjithçka nga çfarëdolloj distance? Epo, fërkoni sytë mirë e mirë para se të nisni këtë test pasi figura e parë që shihni në këtë foto tregon shumë për ju.

Tigër: Tigri personifikon energjinë dhe fuqinë. Mirëpo, ky lloj personaliteti është gjaknxehtë dhe shpesh është rebel dhe kundër rrymës. Ndonjëherë ju jeni edhe i padisiplinuar. Për shkak të qëllimeve dhe ambicieve në jetë, ju mund të keni sukses sepse luftoni fort.

Shqiponjë: Shqiponjat përcaktojnë qëllime ambicioze dhe bëjnë gjithçka për t’i arritur ato. Vajzat dhe meshkujt e këtij lloji janë fisnikë dhe kujdesen për njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ata gjithmonë do të ngrihen në këmbë, kur dikush ndihet i ofenduar apo i ngacmuar. Jeni mbështetje për të gjithë. Shqiponjat janë shumë të lidhura pas familjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Qen: Qeni është personifikim i intelektit dhe besnikërisë. Ky është një person i sinqertë dhe i përkushtuar. Ky lloj i personalitetit ka një ndjenjë të lartë të drejtësisë. Ndonjëherë ata do të luftojnë deri në fund kur mendojnë se diçka është e padrejtë.

Elefant: Ju jeni të ndershëm, të fuqishëm dhe shumë inteligjent. Ama jeni edhe shumë kokëfortë. Ju jeni të orientuar në karrierë dhe jeni tepër ambicioz. Familja është shumë e rëndësishme për njerëzit e këtij lloji. E keqja juaj është se jeni pak pesimist, por keni edhe shumë miq që ju qëndrojnë pranë.

Peshk: Ju keni intuitë të përkyer. Këta njerëz shmangin pengesat. Ata janë mjaft këmbëngulës, por zakonisht nuk janë shumë aktivë. Ata i fitojnë betejat e tyre pak nga pak. Ata gjithashtu dinë se si të mbajnë sekretet e tyre dhe të të tjerëve dhe kanë një tendencë të jenë njerëz privatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]