Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Testohet ilaçi kundër dëmtimeve në mushkëri për Covid-19

nga Revista Kosovarja

Një spital në Majami do të jetë i pari në vend që do të testojë një trajtim të mundshëm antiCOVID-19 te njerëzit.

Qendra kërkimore në Spitalin e Përgjithshëm “Westchester” në Coral Terrace është në rrugë e sipër për të regjistruar pacientët që do të testojnë Ifenprodil-in, një pilulë e zhvilluar në vitet 1970 për të trajtuar çrregullimet e qarkullimit të gjakut, që mund të lehtësojë disa efekte anësore të COVID-19 në mushkëri.

“Vetëm duke parë rezultatet e hulumtimit, është befasuese”, tha Mark Williams, drejtori mjekësor i “Algernon Pharmaceuticals”, kompania kanadeze për riprodhimin e ilaçeve, që heton ilaçet e paracaktuara për aplikime në sëmundje të reja.

“Ilaçi ynë mund të ketë një shans të mirë në modulimin e sëmundjes dhe shpresojmë të zvogëlojë shumë nga dëmtimet që mund të ndodhin në mushkëri”, shtoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

“Algernon” do ta testojë ilaçin mbi 150 pacientë në të gjithë botën.

Vendet përfshijnë Australinë, Rumaninë, Filipinet dhe SHBA-në.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]