Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Teuta dhe Agroni kurorëzohen nga Kryetari Rama

nga Revista Kosovarja

Në një moment të mbushur me emocione dhe simbolikë, Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka thënë “Po” dashurisë së saj, Agron Gjeloshit.

Mbi artikull

Ceremonia e kurorëzimit është zhvilluar në rezidencën historike të Prishtinës, dhe është përmbyllur nga i pari i qytetit, Përparim Rama. Ky moment intim, por me peshë të madhe publike, është ndarë me ndjekësit nga kunata e nuses, dizenjatorja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova.

Përmes pamjeve të publikuara, vërehet qartësisht eleganca, klasi dhe ndjeshmëria e një dasme ku historia, trashëgimia dhe dashuria bashkohen në një kapitull të ri për familjen Rugova.

Urimet për çiftin kanë vërshuar nga të gjitha anët, ndërsa ky kurorëzim mbetet një nga momentet më të spikatura të kësaj vere.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]