Ishte një prej aktoreve më të pëlqyera ndër vite të serialit të popullarizuar “Çka ka shpija”.
E shkëputja nga ky serial për një gjysëm sezon, nuk u prit më së miri nga fansat e shumë të aktores Teuta Krasniqi.
Një pjesë dërmuese e tyre kërkuan në vazhdimësi rikthimin në serial, mundësi për të cilën ajo kishte folur në një intervistë për emisionin Prive.
E dëshira, ndjekësve të shumtë të serialit do t’iu plotësohet.
Burime të Prive.al kanë konfirmuar se Teuta do të jetë pjesë me rolin e Republikës në sezonin e ri i cili do të nisë së shpejti në Klan Kosova.
Angazhimi i saj do të jetë për aq sa e lejon koha e saj në dispozicion mirëpo është e rëndësishme që nuk do të ketë shkëputje të gjatë si deri tani.
Koha e duhur, ekipi i duhur në televizionin e duhur!
Numërimi prapa ka filluar dhe ne pos i urojmë suksese grupit që e realizion serialin shumë të ndjekur “Çka ka shpija”.