763
Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja e ka bërë përmes mediave sociale, derisa zbuloi detajet e ceremonisë së funeralit.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do bëhet sot në orën 11:00 në varrezat e qytetit të Mitrovicës.
Stafi i revistës “Kosovarja”, i shpreh ngushëllime Teutës dhe gjithë familjes Kurti!