Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte dhe angazhime të shumta muzikore, këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka vendosur t’i kushtojë pak kohë vetes dhe pushimit.
Artistja po shijon ditë relaksi, ndërsa këtë atmosferë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Në një video të publikuar në Instagram, Selimi shihet teksa e nis ditën me një gotë verë të bardhë, shkruan “Kosovarja”.

Ky moment i qetë duket se është mënyra e saj për të balancuar lodhjen e një periudhe të gjatë pune, duke treguar se përveç muzikës, ajo di të shijojë edhe çastet e thjeshta të përditshmërisë.


