Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tha se gjeti dashurinë jashtë “Për’puthen”, Sindi ndahet nga i dashuri?

nga Revista Kosovarja

Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por më vonë, nga deklaratat e saj la të kuptohej se e kishte gjetur dashurinë jashtë.

“Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon”, tha Sindi, e pyetur në Instagram sesi i dashuri e kishte bërë për vete.

Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë. Shkak  janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre. Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, ku tregon se ndihet e zhgënjyer.  “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sindi bëri bujë në “Për’puthen”, që me hyrjen e saj, ku pohoi se nuk kishte patur asnjëherë marrëdhënie më parë. Megjithatë, nga nisja e programit e deri tani ajo ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, të paktën sa i përket pamjes së jashtme, gjë që ia vënë shpesh në dukje edhe ndjekësit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]