Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Thaçi: As 1 minutë s’qëndron në zyrë ai, që s’respekton simbolet e shtetit

nga Revista Kosovarja

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, është pyetur nga mediat rreth veprimit të zv.kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, i cili hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.

Mbi artikull

Ai theksoi se sa ishte udhëheqës i Ekzekutivit, nuk kishte lejuar një veprim të tillë.

“Unë ku jam aty, në çdo institucion janë simbolet e shtetit. Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar Kushtetutën dhe simbolet. Ndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet, tashti pyeteni z.Hoti Ai që nuk repsketon simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”, ka thënë Thaçi.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2813123765595938/

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij flamur i Kosovës.

Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan B92./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]