fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Thaçi dhe të tjerët, redaktimet pritet të largohen deri më 30 janar

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.

Ai ka thënë se, ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij, shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit.

“Trupi gjykues vëren se një numër i madh i redaktimeve apo një numër i madh i dokumenteve që nuk lejojnë të nxirren janë autorizuar në fazën paraprake sepse ishin të domosdoshme dhe proporcionale në atë fazë të procesit. Tani që jemi gati të fillojmë gjykimin, turpi gjykues mendon që shumë prej këtyre redaktimeve nuk janë më të nevojshme apo proporcionale.

Nëse i mbajmë, shumë prej këtyre redaktimeve në fakt cenojnë në mënyrë krejt të panevojshme të drejtën themelore të të akuzuarve… Trupi gjykues dëshiron të bëjë me dije se planifikon të urdhërojë heqjen e të gjitha redaktimeve në aktakuzë, sa i takon mbrojtjes, jo më vonë se 30 janari 2023”, ka thënë Smith.

Ai ka thënë ZPS duhet të vërtetojë nevojën për t’i mbajtur ende redaktimet në versionin publik të aktakuzës në përputhje me rregullën 88 2 të rregullores.

Kryetari i trupit gjykues ka thënë seancat private dhe të mbyllura do të jenë të kufizuara dhe më shumë do të jenë një përjashtim se sa rregull.

Ai ka theksuar se të gjitha redaktimet e materialet provuese që ZPS synon t’i përdorë lidhur me 40 dëshmitarë të tjerë, përfshirë çdo deklaratë të dëshmitarit, duhet hequr 30 ditë para fillimit gjykimit. Por ka deklaruar se masat mbrojtjes do të mbetën në fuqi sa i përket publikut të gjerë.

Në këtë seancë, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe tha se ka një çështje tjetër për këta 40 dëshmitarët që beson se duhet ta diskutojnë në seancë private.

Ndërsa avokati i Kadri Veselit ka bërë të ditur se synon të flasë për një dëshmitar por që theksoi se prokuroria kishte kërkuar të diskutohet në seancë private.

Në këtë seancë, gjykatësi Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.

Ndërsa në fillim të seancës gjykatësi Smith u foli palëve për mënyrën sesi planifikon të zhvillohen seancat.

“Trupi gjykues vëren se nuk do t’i lejojë palët që të bëjnë rrëfime historike të cilat nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me përfundimin e kësaj çështjeje gjyqësore. Trupi gjykues vëren po ashtu se ndryshe nga ajo që është thënë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është një gjyq këtu, nuk është në gjykim, nëse kështu e kupton pala mbrojtëse argumentin e ZPS-së kjo nuk është përfundim i trupit gjykues, këtu janë katër të akuzuar që gjykohen dhe askush tjetër”, ka thënë ai.

Smith theksoi se trupi gjykues do të merret vetëm me rrethanat që kanë të bëjnë me të akuzuarit.

Ai shtoi se krimet serbe nuk janë çështje të diskutueshme dhe nuk ka nevojë të dëgjohen çështje të tilla por shtoi se nëse mbrojtja dëshiron të demonstrojë se si një incident me krime serbe ka pasur të bëjë me mënyrën e strukturimit dhe që ndërlidhet me aktakuzën, gjykata do të lejojë këtë.

Lidhur me këtë, avokati i Thaçit tha se në momentin e duhur do të diskutojnë se çfarë lidhje kanë krimet serbe me provat që do të paraqesin. /kp/


Etiketa: Hashim ThaçiHageCharles Smith

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

7 minuta më parë
Aktuale

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

9 minuta më parë
Aktuale

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

14 minuta më parë
Aktuale

Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive

22 minuta më parë
Aktuale

Kurti thotë se bisedimet me Serbinë kanë arritur në qorrsokak

28 minuta më parë
Aktuale

Informatat e fundit nga Spitali i Mitrovicës: Serbi i plagosur niset për QKUK, një Polic i Kosovës po ekzaminohet

34 minuta më parë
Postimi tjetër

Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë

Fjoralba Ponari: Çfarë do të bëja nëse do më shkruante ish i dashuri

Reagon Leonora Jakupi për dënimin e  Salih Mustafës 

TË FUNDIT

Tayna me bikine shkon për të marrë infuzion

6 minuta më parë

Reperja shqiptare Tayna, disa ditë më parë mori shumë vëmendje me paralajmërimin e saj në InstaStory se do të bëjë...

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

7 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë...

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

9 minuta më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe...

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

14 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Veriun e...

Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive

22 minuta më parë

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe...

Kurti thotë se bisedimet me Serbinë kanë arritur në qorrsokak

28 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian me Serbinë kanë arritur në qorrsokak....

MË TË LEXUARAT

“Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës, mediat lokale sjellin pamjet

Këto janë tri “edukatoret” që dyshohet se e dhunuan fizikisht 3 vjeçarin në çerdhen e Fushë Kosovës

Ariana Fejzullahu i le vend imagjinatës me bikine, dora e saj merr gjithë vëmendjen

Sot moti vranët dhe me shi

Familjari i policit të vrarë: Prej që kanë nisur tensionet, ai vazhdimisht ka shërbyer në Veri

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

A e dini pse hapja e gojës është ngjitëse

Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori “tronditin” fansat me dukjen e tyre ekstravagante në mes të rrugës në Itali

Vazhdojnë të shtënat në veri

“Barbari e pashoqe për Europën e 2023”, Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist