Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ftesës së Kurtit për debat televiziv.
Thaçi ka thënë se do të dilte në debat me Kurtin vetëm në nivel presidentësh, shkruan Reporteri.
Ai po ashtu ka thënë se e ka mundur Kurtin në të gjitha proceset politike që janë zhvilluar.
Thaçi ka thënë se Kurtit i mungon përvoja politike e qeverisëse.
“Na u ka përzi nëpër këmbë tash e disa vite. Në nivel presidencial do ta pranoja, nëse vendos të kandidojë do ta zhvilloja një debat shumë zbavitës me të. I mungon përvoja politike e qeverisës. Ndonjëherë është lehtë me dalë i pari në garë por janë disa kode që duhen respektuar kur u shërben qytetarëve. Pres me padurim që të vjen shkurti dhe të mos rikandidoj. Unë largohem nga politika kur të dua unë”, ka thënë Thaçi në Rubikon.