Lajçak do ta vizitojë Kosovën nga data 15 qershor deri më datën 18 qershor.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, e viziton Kosovën e për këtë çështje ka folur edhe presidenti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimi me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se Lajçak duhet të vie në Kosovë me gjëra konkrete për liberalizim të vizave dhe jo për deklarata të thata dhe koti, raporton lajmi.net.
“Lajcak duhet ta kuptoj se qytetarëve të Kosovës i duhet liberalizimi i vizave dhe jo të vije për deklarata të thata, të kota dhe shterce”, ka thënë ai.
Ndërsa për dialogun ka thënë se ka gjetur koordinim me Hotin dhe secili ka kompetencat e tij për këtë çëshjte duke thënë se në fund Kuvendi i Kosovës vendos për marrëveshjen.
“Nuk jemi në garë, ne dueht të ulëmi bashkë në tavolinë me Serbinë”, ka thënë mes tjerash presidenti.
ndërsa, Hoti para gazetarëve theksoi se Kosova është e gatshme që të rifillojë dialogun me Serbinë.
“Ne jemi të gatshëm. Ne e kemi artikuluar qartë qëndrimin tonë si qeveri, e kam koordinuar edhe me presidentin. Të mërkurën do të kemi takim me shoqërinë civile… Sa i përket Kosovës ne jemi komplet të gatshëm për dialog”, deklaroi Hoti.
Sa i përket udhëheqjes së dialogut, Hoti tha se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë kompetencat e tija dhe të presidentit, Thaçi.
“Ato çështje as nuk shtrohen, kushtetuta është e qartë dhe kompetencat e mia dhe të presidentit janë mjaftë të qarta. Ne i kemi rolet e ndara, por është e rëndësishme që të jemi të koordinuar”, theksoi Hoti.
Në anën tërtër, gjatë ditës së nesërme Miroslav Lajçak do të vijë në Kosovë dhe do të qëndrojë për një vizitë tre ditore dhe kryeministri Avdullah Hoti, deklaroi se ka qenë në kontakt me Lajçakun gjatë kësaj kohe dhe se sipas tij, e rëndësishme është që të unifikohet qëndrimi i Kosovës në dialogun me Serbinë.