Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte iu është adresuar qytetarëve të Kosovës, pas rikthimit nga Haga ku u intervistua 4 ditë radhazi.
Thaçi ka theksuar se historia e Kosovës nuk do të rishkruhet asnjëherë.Thaçi tha se nuk do të lejoj asnjëherë që të njolloset Ushtira Çlirimtare e Kosovës.
Ai tha se “nëse për Kosovën isha gati të jap jetën si një djal i ri sot si një prind me thinja do ta jap pa dyshim”“Jam i vëtdijshëm që të gjithë ju më keni qëndruar afër për mbeshtretjen vëllazërore.Të dashur qyteterë sonte tri gjëra dua të ju them:
E para, siç e kam thënë histroa e lavdishme e luftës së UÇK-së nuk mund të rishkruhet nga askush. Sot ju them me bindje se ky proces nuk do të mund të rishkruhet kjo histori pasi është shkruar me gjakun e njerëzve.Historia e rezistencës do të bëhet e paprekshme nga askush.
E dyta, ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve…Këto përbuzje etnike e maltretime shqipëtare, sjelljet gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta që kurrë më nuk do të mund të rikthehet në Kosovë.Dhe e treta, unë që pata fatin dhe nderin që të kem rol në rruges e shtet pavarësisë ndjehem sot edhe më i bindur për vlerën e madhe që ka mundin e sakrifica personale për ta quar deri në fund zbardhjen e kësaj historie.
Të dashur, sonte dua të përsëris së për mua Kosova është gjithnjë e para, nëse për Kosovën isha gati të jap jetën si një djal i ri sot si një prind me thinja do ta jap pa dyshim.Prandaj duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respeëkt dhe solidaritet gjithëkombëtar dua të ju lus të gjithëve ta vendosni Kosovën mbi dallimet partiake”.