fbpx

Thaçi lirohet nga spitali

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar nga spitali.

Ai po trajtohej në Klinikën e Urologjisë për shkak të problemeve me veshkë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Presidenca, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]