Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit të djeshëm të përbashkët me liderët dhe përfaqësuesit e partive parlamentare, si duket ka bërë edhe një hap tjetër drejt krijimit të Qeverisë së re.
Presidenti Thaçi mësohet se pas takimit me liderët politikë ka pasur edhe një takim të veçantë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili e ka njoftuar presidentin që i ka kryer me sukses të gjitha konsultimet me subjektet e tjera politike parlamentare dhe e ka siguruar përkrahjen e mjaftueshme për votimin e Qeverisë së re në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në takimin me liderët politikë, presidenti Thaçi pa e përjashtuar askënd ka deklaruar se do t’ia japë mandatin kujtdo që e siguron shumicën parlamentare dhe zotohet se do t’i përmbushë Kriteret Mbizotëruese.
Zyra e Informimit e Presidencës nuk e ka konfirmuar këtë takim të Thaçit me Mustafën, por as nuk e ka mohuar.