fbpx

Thaçit i dalin mirë analizat, nga nesër punon me orar të plotë

nga Revista Kosovarja

Presidenca ka njoftuar se i pari i shtetit, Hashim Thaçi, nga nesër i kthehet punës me orar të plotë.

Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka pranuar sot rezultatet e analizave të fundit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, kanë bërë të ditur nga zyra e Thaçit.

Sipas tyre, në analiza është konfirmuar se presidenti e ka eliminuar problemin me gurët në veshkë.

“Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij”, thuhet në njoftim./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]