Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘The Mirror’ shkruan për vdekjen e Shpat Kasapit

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme (e mërkurë) pas një sulmi në zemër, ka marrë vëmendje ndërkombëtare.

Mbi artikull

Tabloidi i njohur britanik, The Mirror, i ka dedikuar një artikull për kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe për karrierën që la pas.

Veç tij, kanë shkruar edhe media të famshme gjermane e zvicerane, si nderim për jetën dhe hitet që ka realizuar ndër vite.

I njëjti ndodhej në Itali bashkë me partneren e tij, Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roel.

Moneytizer Paragrafi 4

Kasapi ishte i njohur për hitet e tij dhe ndikimin e madh në skenën muzikore shqiptare, duke fituar zemrat e publikut me këngët e tij dhe stilin unik.

Humbja e tij ka tronditur fansat dhe komunitetin artistik, të cilët e kujtojnë me dashuri dhe respekt.

Detajet e tjera dhe procedurat e varrimit do të zbulohen në vazhdim. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]