Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Theren tri gra në metronë e Parisit, arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Tre gra u sulmuan me thikë të premten në mbrëmje në tre stacione të ndryshme metroje në Paris dhe policia arrestoi një të dyshuar mashkull menjëherë pas sulmit, raporton Sky News.

Sulmet ndodhën rreth orës 16:00 sipas orës lokale në stacionet Republique, Arts et Metiers dhe Opera.

Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi sulmet dhe tha se lëndimet e viktimave nuk ishin kërcënuese për jetën, transmeton Klankosova.tv

Zjarrfikësit ofruan ndihmën e parë dhe gazeta Le Parisien raportoi se dy gra u goditën me thikë në shpinë dhe kofshë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]