Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Theret me thikë një 26-vjeçar në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një 26-vjeçar dyshohet se është therur me thikë rreth dy orë më parë në Prishtinë.

Mbi artikull

Ai mori lëndime në shpatullën e majtë dhe është dërguar për në QKUK, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën se një person ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë -(dyshohet të jetë therur me thikë). Viktima mashkull 26 vjeç, ka marrë lëndime në shpatullën e majtë. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Njësite e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]