Pas skandalëve të njëpasnjëshme për thyerjen e rregullave të izolimit kundër koronavirusit, Rita Ora po përballet sërish me probleme. Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja shqiptare është lënë jashtë spektaklit “The Masked Singer”.
Prodhuesit e shfaqjes po konsiderojnë Oti Mabuse si zëvendësimin e Ritës, ndërsa Jonathan Ross, Davina McCall, Mo Gilligan dhe drejtuesi Joel Dommett do të qëndrojnë. Një burim u shpreh për The Mirror duke thënë:
“Shikuesit e kanë parë Ritën të shtunën në mbrëmje për javë të tëra, por spektakli u regjistrua para se të thyente rregullat në ditëlindjen e saj në fund të nëntorit. Një përpjekje kaq e madhe shkon për ta mbajtur shfaqjen dhe stafin të sigurtë. Shumë njerëz ndiheshin të fyer nga mënyra se si u soll Rita.”
Ndërkohë, Rita është duke punuar në Australi “The Voice” pasi doli jashtë vendit javën e kaluar dhe pritet të qëndrojë atje për disa muaj. Rita theu rregullat e bllokimit duke organizuar një festë ditëlindjeje me 30 miq. Pas skandalit, ajo kërkoi falje publike ndërsa pagoi dhe një gjobë prej 10 mijë paundësh.