fbpx

‘’Thira policinë’’, gazetarja shqiptare rrëfen betejën e bashkëshortit me alkoolin dhe pasojat nga agresiviteti i tij

nga Revista Kosovarja

Paloma njihet nga publiku si vajzë energjike dhe shumë e qeshur, por pasi u fut në Big Brother VIp ne po njihemi me anën e saj tjetër.

Gazetarja e njohur ka rrëfyer një nga vështirësitë më të mëdha që ka kaluar në jetë, kur u desh të ndahej nga bashkëshorti pasi ai ishte gjithmonë nën efektin e alkoolit.

Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës”,- tha ajo.

Ishte Monika që në një bisedë me të e pyeti nëse ka pasur edhe dhunë si pasojë e kësaj gjendje dhe Paloma zbuloi një nga episodet më të tmerrshme të përjetimeve të saj kur iu desh të thëriste policinë.

Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lash dy ditë atje derisa të qetësohej situata.”

Pas kësaj ajo zbuloi se u largua nga shtëpia dhe vendosi bashkëshortin në mes dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen dhe ai filloi seancat e rehabilitimit, të cilat pas një periudhe të vështirë patën sukses dhe sot familja është bashkë dhe shumë të lumtur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]