Së fundmi, në rrjetet sociale është komentuar gjerësisht për një lidhje të mundshme romantike mes Aneta Berit dhe këngëtarit të njohur Yll Limani.
Aludimet kanë marrë edhe më shumë vëmendje pas një postimi të Anetës, i cili duket se ka thyer heshtjen rreth kësaj çështjeje.
Aneta ka publikuar një video ku shihet duke kënduar një nga këngët e Yll Limanit, ndërsa në duar mban një buqetë me lule me emrin e saj të shkruar dhe një arush pranë. Detajet nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë e interpretuan postimin si një sinjal të qartë për diçka më shumë se miqësi mes tyre.
Ky veprim u cilësua nga fansat si një konfirmim i heshtur i lidhjes romantike mes Anetës dhe Yll Limanit, veçanërisht duke qenë se dhuratat u konsideruan si surpriza të hershme për Shën Valentinin, shkruan Kosovarja.

