“T’i gjindemi njëri-tjetrit”- Haradinaj viziton Tërnavën, uron Kurban Bajramin

nga Revista Kosovarja

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Haradinaj këtë e ka bërë nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ku ka vizituar kreun e kësaj bashkësie, Naim Tërnava, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka thënë se mesazhi i tij është që të ketë solidaritet dhe sakrificë në këtë ditë feste>

“Kam nderin që në emër të AAK-së të qëndroj sot në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të uroj myftiun Tërnava dhe të gjithë e besimtarët islam të Kosovës për Festën e Kurban Bajramit. Ta gëzojmë bashkë, t’i gjindemi njëri tjetrit dhe të jetojmë me porosinë e festës që është edhe sakrifica edhe solidariteti i ndërsjellë. Urime, me fat!”, ka thënë Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]