‘Ti veç feministe s’je’/ Melinda e pranon që po, thumbin e kishte me Dafinën

nga Revista Kosovarja

Dyshimet moren fund. Po, Melinda pranoi që e kishte me Dafinën thumbin e pak ditëve më parë.

Siç mund ta keni lexuar, reperja shkroi në profilin e saj në Threads: “Ti veç feministe s’je” shoqëruar me emoji-n e një kllouni.

Postimi i saj pasoi një shkrim të Dafinës në Threads, ku shprehej: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.”

Dikush i komentoi Melindës: “[U bë] b*tha jote [t’i bëj] diss Dafinës”. Reperja zgjodhi të mos e mohonte që e kishte me Dafinën, përkundrazi e konfirmoi me ironi duke thënë: “Po, kam një prapranicë të bukur.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]