fbpx

TikTok sugjeron një mënyrë të re për larjen e fytyrës

nga Revista Kosovarja

Ke dëgjuar për larjen e fytyrës me ujë të gazuar? Kjo është një nga metodat që prej kohësh promovohet në TikTok. Sipas personave që e kanë provuar, larja me ujë me gaz ndihmon shumë në tërheqjen e lëkurës, në pastrim, heqjen e skuqjeve dhe tharjen e lëkurës.

Kjo metodë përdoret shumë në kulturën kineze nga zonjat të cilat e zhysin fytyrën në ujë me gaz. Sipas tyre kjo metodë eliminon bakteret që janë përgjegjëse për skuqjet

Megjithatë, përtej faktit se kjo metodë nuk ka efekte negative në fytyrë, nuk është fare e mirë për ambientin dhe për financat e tua.

Uji me gaz është përgjithësisht i ambalazhuar në shishe plastike dhe kushton më shumë. Nëse ke vendosur ta përdorësh në mënyrë aktive është mirë të instalosh një pajisje që e prodhon këtë ujë në shtëpi.

@filter.baby

the answer isnt more, its less!

♬ So Innocent (Sped Up) – noturgf & Shiloh Dynasty


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]