Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tiparet e personalitetit të personave që tradhtojnë

nga Revista Kosovarja

Martesa është gjë e bukur, por shpeshherë di të shndërrohet në diçka të hidhur, kur njëri nga partnerët e tradhton tjetrin.

Sipas statistikave, gjatë kësaj dekade njerëzit janë duke tradhtuar më shumë se asnjëherë më parë, madje edhe femrat, për të cilat shpeshherë është thënë se tradhtojnë më pak se meshkujt, janë duke tradhtuar pothuajse me të njëjtën shkallë sa meshkujt.

Tre përcaktuesit e tradhtisë

Përgjatë dy dekadave studime, ekspertët kanë konstatuar se janë tre faktorë të cilët përcaktojnë nëse jeni apo jo të prirë për të tradhtuar:

Moneytizer Paragrafi 4

Truri – strukturat neurologjike dhe kimia të cilën ua ka dhënë evolucioni.

Psikologjia – mendja të cilën e keni zhvilluar përmes përvojave e të cilat ua kanë formësuar mënyrën si mendoni për botën, vendin tuaj në këtë botë, dhe mënyrën si e shihni veten sa i përket anës romantike dhe seksuale.

Kultura – ambienti përreth jush, me mesazhet e ndryshme rreth seksit, dashurisë dhe tradhtisë që ju informon për mendimet dhe mundësitë e tradhtisë.

Por, gjithmonë sipas ekspertëve, profesionistët thonë se personat me disa karakteristika të caktuara të personalitetit janë shumë më të prirë të tradhtojnë sesa personat që nuk i kanë këto.

– Narcisizmi

– Mungesa e mëshirës

– Të qenit impulsiv

– Të qenit aventuresk

– Mos pasja e një stili angazhimi, etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]