fbpx

Tiramisu me akullore – Ëmbëlsira e mrekullueshme që duhet të provoni

nga Revista Kosovarja

Dhe çfarë do të pëlqeni më shumë është thjeshtësia me të cilën mund ta përgatisni këtë ëmbëlsirë.

Tiramisuja nuk është një ëmbëlsirë e re dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Për të përballuar të nxehtin e verës ju këshillojmë të provoni tiramisunë me akullore. Shija e vaniljes, kafesë dhe çokollatës së zezë do të kthehen shpejt në më të preferuarat tuaja.

Përbërësit:

200 gr akullore me vanilje

1 pako biskota të gjata Savoiardi

50 gr çokollatë e zezë

1 filxhan kafe

Përgatitja:

Filloni duke përgatitur filxhanin e kafesë me të cilin do të lagni biskotat.

Në varësi të sasisë që do të përgatisni mund të shtoni edhe militrat e kafesë që do të zieni.

Kur të jetë gati, lëreni të ftohet për disa momente dhe hidheni në një pjatë të thellë.

Më pas zhysni biskotat në të një nga një derisa të jenë njomur nga të dyja anët.

Shtrojeni ato në një enë të sheshtë e të gjatë njëra pas tjetrës duke formuar një drejtkëndësh të gjatë.

Ose vendosini në një tas ose gotë të vogël duke formuar një bazë prej biskote.

Veproni me dy biskota njëherësh dhe sipër vendosni dy topa akullore me vanilje.

Sipër akullores vendosni sërish dy biskota Savoiardi të njomura më parë në kafe.

Në fund sipas dëshirës grini dhe pak çokollatë të zezë ose shtoni pak kakao.

Sipas numrit të personave të cilët do të shërbeni, aty shtoni edhe sasinë e përbërësve në proporcion me njëri tjetrin.

Mos harroni ta ruani brenda në frigorifer në mënyrë që akullorja të mos shkrijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]