Aktori Tom Cruise (62) nxiti thashethemet për një romancë me këngëtaren spanjolle Victoria Canal (25), të cilën e takoi në festivalin Glastonbury në Angli në fillim të këtij viti, shkruan Page Six.
Më pas ajo iu bashkua Coldplay në skenë dhe Cruise e pa atë nga kutia VIP.
View this post on Instagram
Dyshohet se aktori i ka befasuar të gjithë kolegët e tij në xhirime kur e ftoi këngëtaren në xhirimet e filmit “Mission Impossible 8”. “Ai e ftoi atë për një ditë të tërë xhirime. Nuk është diçka që e bën normalisht, e çuditshme”, tha një burim. “Dukej e pamundur që ata të ishin asgjë më shumë se miq, por ata janë të pandashëm”, shtoi ai.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar foto dhe video me Cruise. “Oh jo, Tom Cruise nuk më solli mua dhe vëllain tim me helikopter në këtë premierë”, ka shkruar ajo në Instagram, ndërsa një javë më parë ka publikuar edhe një foto me aktorin dhe muzikantin Bruce Springsteen.
Kujtojmë se sot vajza e tij Suri (18) është filmuar në rrugët e Nju Jorkut. Ajo vuri dorën në ballë qau dhe fshiu lotët teksa fliste në celular. Nuk dihet se me kë po fliste Suri dhe pse ishte e pikëlluar.
View this post on Instagram