fbpx

Tomë Gashi dënohet me 5 mijë euro

nga Revista Kosovarja

Tomë Gashi është personi më aktiv në rrjete sociale që ka shpërndarë postime me mbishkrimin “Era Shtet në Qeverinë Kurti”.

Por, kjo erë shteti po frynë në drejtim të dëmtimit personit që i është “gëzuar” tej masë ndërrimit të pushtetit në Kosovë.

Për shkak të disa fyerjeve që avokati Tomë Gashi kishte bërë në  nëntor të vitit 2020, në një studio televizive në drejtim të gazetarit Milaim Zeka, Oda e Avokatëve të Kosovës e ka dënuar me 5 mijë euro.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka thënë se vendimi erdhi për shkak të shkeljes së rëndë të të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga ana e Gashit.

Vendimi thotë se ofendimet e bëra nga Gashi në një televizion i cili shikohet nga moshat e ndryshme janë të papranueshme për një avokat profesionist.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]