Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tortë me kapuqino

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 4 vezë, 150gr sheqer, 200gr lajthia të bluara, 50gr çokollatë kuzhine, 50gr miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për fillin: 500ml hopla (për ëmbëlsira), 10 lugë të sheqerit kapuqino, 5 lugë të sheqerit sheqer pluhur, 2 pako shllag (për trashjen e hoplas), 2 pako sheqer vanile.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët dhe sheqerin. I rrahim pak me tel kuzhine ose mikser dhe më pas shtojmë 200gr lajthia të bluara dhe 50gr çokollatë kuzhine.

I rrahim përsëri pak me tel kuzhine dhe më pas në fund shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje (pecivën). Nëse dëshironi që torta të jetë më e madhe dyfishoni përbërësit.

Moneytizer Paragrafi 4

Pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje. E pjekni në temperaturë 200 gradë C por e testoni vazhdimisht me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm.

Pasi torta të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë që të ftohet, ndërkohë përgatisim fillin. Në një enë shtojmë hoplën, kapuqinon përbërësit e tjerë dhe i rrahim të gjitha së bashku me mikser deri sa të trashet filli.

Më pas kur torta tashmë është ftohur, ia hedhim sipër fillin duke e shtrirë ngdalë me lugë dhe krejt në fundë sipër i shtojmë çokollatë të grimcuar.  Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]