Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.

Mbi artikull

Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit, të moshës 7 dhe 9 vjeç, kishin dalë për të ruajtur bagëtitë dhe më pas janë futur në ujërat e lumit, ku dyshohet se janë mbytur, shkruan euronews.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.

Njoftimi i policisë

Moneytizer Paragrafi 4

“Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim./euronews

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]