fbpx

Tragjedia ku humbi jetën Diogo Jota, dëshmitari: Ai nuk po ecte me shpejtësi

nga Revista Kosovarja

Ai ishte njeriu që kapi imazhet tronditëse të Lamborghinit të Diogo Jotës në flakë, menjëherë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën asit të Liverpoolit dhe vëllait të tij Andre Silva.

José Aleixo Duarte Azevedo, shoferi i kamionit që po kalonte, është kritikuar ashpër që kur postoi videon përkatëse, pasi në vend që të përpiqej të ndihmonte, zgjodhi të merrte telefonin celular dhe të filmonte automjetin në flakë, megjithatë, në një video të re që i dërgoi portalit portugez “Correio da Manha” ai dha një dimension tjetër dhe disa detaje shtesë rreth aksidentit.

“E kam filmuar zjarrin kur po kaloja pranë vendit dhe disa metra më tutje u ndala dhe u përpoqa ta shuaja me fikësen e zjarrit, por për fat të keq nuk munda të bëja asgjë. Ndërgjegjja ime është e pastër“, tha fillimisht ai, duke mbrojtur veten, ndërsa siç zbuloi, “në vendngjarje ndodhej një shofer tjetër portugez i cili kishte parë se si automjeti doli nga rruga”.

Shoferi i kamionit ishte gjithashtu kategorik në lidhje me shpejtësinë me të cilën lëvizte automjeti i dy vëllezërve…
“Familja më ka thënë se nuk po ecte shumë shpejt. Është një rrugë e papranueshme, shumë e errët, dhe arrita të dalloja markën dhe ngjyrën e makinës kur më kaluan rreth pesë minuta para aksidentit. Po ngisnin shumë qetësisht.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]