fbpx

Tragjedia në Prishtinë, një femër dërgohet në emergjencë pasi e zuri pema

nga Revista Kosovarja

Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës

Një tjetër është nisur me autoambulancë drejt emergjencës me lëndime trupore.

Personi i vdekur është ende në vendin e ngjarjes ku i ka rënë pema në kokë ndërsa trupi i tij është mbuluar nga autoritetet.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Një femër e lënduar nga rrëzimi i pemës në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës niset me autoambulancë drejt Emergjencës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]