Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tragjike: Ndërron jetë shoferi që u vetëaksidentua te ‘Kroi i Mbretit’

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht tek vendi që njihet si ‘Kroi i Mbretit’,

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se ka qenë një veturë e cila është vetaksidentuar.

Kështu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se personi i cili u lëndua nga ky aksident tashmë është pa shenja jete.

Krasniqi për Sinjalin tha se lajmin e kanë konfirmuar nga Emergjenca në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit të më hershëm në Sllatinë, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, tashmë është pa shenja jete“, tha Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]