Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit me armë zjarri në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një prej dy të plagosurve me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e së martës në rrugën “Jeronim De Rada” ka vdekur.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, du ke thënë se njëri nga viktimat ka ndërruar në vendngjarje.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë”, ka thënë ajo për Insajderin.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundon ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]