Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tragjike: Vetëvritet me armë një burrë në Viti

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një person po dyshohet se i dha fund jetës. Rasti tragjik ka tronditur gjithë familjen, ndërsa akoma nuk dihen motivet, raporton Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një burrë, i cili u gjet i vdekur, pasi dyshohet se e qëlloi veten me armë zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]