Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tranguj turshi në kushte shtëpie

nga Revista Kosovarja

Trangujt turshi kanë më shumë vitaminë A se trangujt e freskët. Trangujt e ëmbël në veçanti janë shumë të pasur me këtë vitaminë. Një racion ofron 1,169 njësi të vitaminës A ose 39 përqind të dozës ditore për burrat dhe 50 përqind të dozës ditore për gratë.

Mbi artikull

Një racion me feta tranguj turshi ofron 284 njësi të vitainës A ndërsa trangujt e freskët ofrojnë 109 njësi të kësaj vitamine për çdo racion. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e qelizave të reja, rregullon funksionet e tiroides dhe ndihmon shëndetin e syve.

Përgatitja e trangujve turshi

3 tranguj të mëdhenj, (ose 1 kg tranguj të vegjël)

Moneytizer Paragrafi 4

2 thelpinj hudhër

pak majdanoz

1 lugë e mesme kripë (për një kavanoz)

1 lugë e madhe uthull

pak limon

ujë të valuar

Procesi

Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.

Sipas dëshirës, trangujt nëse janë të mëdhenj i presim në rrathë, në rast se marrim tranguj të vegjël i lëmë siç janë. Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së trangujve veprojmë njëlloj.

Më pas, trangujve u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.

Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.

Më pas secilit prej kavanozave hedhim edhe disa pika limoni. Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët. Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]