Në bazë të vendimi që Qeveria e Kosovës pritet të marr pas pak, për masat e reja shtrënguese në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19, pritet të përfshihet edhe transporti publik.
Në bazë të këtij vendimi, pika 25.2, transporti publik lejohet të punoj deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid19.
Pra nëse vendimi do të merr formën e prerë, të gjithë transportuesit publik, nuk do të mund të mbushin mjetin transportues më shumë se gjysma e vendeve që kanë në dispozicion.
