Reshjet e shiut në vendin tonë kanë filluar ditë më parë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Shumë komuna të Kosovës janë përmbytur, duke pasur intervenime edhe nga ekipet e FSK-së, shkruan “Kosovarja”.
Një nga fshatet që është prekur për të tretën herë nga këto reshje është fshati Volljak, i cili është mjaftë i frekuentuar nga qytetarët.
Në një video të publikuar shihet qartë se si krejt ambient është mbushur me ujë, duke mbetur të izoluar tre persona brenda restuarantit.
Niveli i ujit vetëm po shkon duke u rritur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Më poshtë mund të shihni pamjen nga ky fshat./Kosovarja/
https://www.youtube.com/watch?v=mVwdjQJJgGw