Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes tri veturave në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Mbi artikull

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën ‘Enver Maloku’.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]