Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tre të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Shtatë persona me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tre raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Klinika Infektive në QKUK.

Po ashtu, sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi.

Njoftimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE QKUK

Prishtinë, 19 maj 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.

Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.

(Burimi: Klinika Infektive; Autor: Dr. S. Namani)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]