Tre persona janë dërguar në emergjencën e spitalit si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan. Bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura ka përfunduar në ara, në fshatin Raushiq.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te aksidenti ka ardhur pasi shofer i veturës humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga
“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.