Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tre të mitur tentojnë të grabisin një punëtore në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Tre të mitur dyshohet se tentuan ta grabitnin një grua në vendin e punës në Prishtinë.

Mbi artikull

Bazuar në të dhënat e Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:55, derisa të miturit dyshohet se kishin tentuar të marrin para nga arka, mirëpo nuk kanë arritur pasi që kishte intervenuar ankuesja.

Sipas ankueses, njëri nga të dyshuarit, posedonte edhe thikë.

“Ankuesja f/k, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës, tre meshkuj të pa njohur të mitur kishin tentuar të marrin të hollat nga arka, mirëpo nuk kanë arrit pasi që kishte intervenuar ankuesja. Të dyshuarit kishin arrit të ikin. Sipas ankueses njëri nga të dyshuarit kishte pasur një thikë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]