Covid 19-të rezultoj të jetë fatal për humoristin e mirënjohur kosovar, Rasim Thaçi-Cima.
Sot, është tre vjetori i ikjes nga kjo botë i Cimes, njeriut që e bëri një publik të tërë të qeshë me zemër.
“Sot 3 vite më parë u shua një legjendë e gjallë e artit më të dashur në shqiptari , dhe u shkëput një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur arti kombëtar ishte vetë bota në Kosovën e burgosur brenda mureve të Jugosllavizmit. Cima jonë përjetësisht me ne 13.07.1949 – 26.03.2021”, shkruhet sot në faqen e Rasim Thaçit-Cimes në Facebook.
Ndërkohë, e bija, Adelina, i ka bërë një dedikim prekës të atit të ndjerë.