Pas intervistës ‘bombastike’ të Francesco Totti ku tregon si e kishte zbuluar se Ilary po e tradhëtonte, ka reaguar kjo e fundit.
“Unë i kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj t’i mbroj ata”, tha ajo, duke treguar se dëshiron të qëndrojë në heshtje, për hir të Cristian, Chanel dhe Isabel.
Avokati i saj, Alessandro Simeone, shpjegon për “La Repubblica” se fjalët e Tottit nuk do ta ndryshojnë, të paktën tani për tani, strategjinë e komunikimit dhe ligjore të zgjedhur nga Blasi që kur shpërtheu skandali i ndarjes.
Ilary preferon që zëri i saj të dëgjohet në gjykatë, “Nëse zgjedh një linjë, e mban deri në fund. Ilary ka parë gjëra në vitet e fundit që mund të shkatërrojnë rreth pesëdhjetë familje”.