Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trend shqetësues, shkurorëzimet rriten ndjeshëm në shkurt

nga Revista Kosovarja

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i shkurorëzimeve në vend ka shënuar rritje gjatë muajit shkurt. Në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 135 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një rritje prej rreth 53.4% krahasuar me muajin janar.

Mbi artikull

Në janar janë evidentuar 88 raste të çifteve që i kanë dhënë fund martesës së tyre, ndërsa ky numër është rritur dukshëm në shkurt, duke treguar një trend në rritje të ndarjeve bashkëshortore.

Sa i përket shpërndarjes sipas komunave, Prizreni kryeson me 19 raste të shkurorëzimeve, pasuar nga Gjakova me 11 raste, Ferizaj me 10 raste dhe Prishtina me 9 raste.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]