fbpx

“Trepça” pezullon konkursin për 50 punëtorë

nga Revista Kosovarja

Në fillim të ketij muaji, ndërmarrja publike “Trepça” ka hapur një konkurs, përmes së cilit po kërkonte 50 puntorë.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trepçës” ka marrë sot vendim që këtë konkurs ta pezullojë.

Në arsyetim thuhet se ky vendim u mor për shkak të “rrethanave të krijuara objektive” dhe për shkak të sugjerimit të Bordit Mbikëqyrës.

Në konkursin e ndërmarrjes “Trepça”, bëhej e ditur se paga për 50 punëtorët, të cilët po kërkohen, do të jetë 450 euro bruto.

Ndërsa kontrata do të jetë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]