Në prag të vdekjes Leka i madh thirri gjeneralët e tij dhe ua bëri të ditur tri dëshirat e tij: tri kërkesat e fundit për këtë jetë.
“E para: arkivoli im duhet të bartet në supet e mjekëve më të mirë që gjenden., tha ai.
“E dyta: thesaret që i kam grumbulluar (argjendin, arin dhe gurët e çmuar …), të hidhen gjatë rrugës për në banesën e fundit.
E treta: duart e mia të mbeten të lira duke u lëkundur jashtë arkivolit për t’i parë të gjithë.“
Një nga gjeneralët e tij, i habitur nga këto kërkesa të pazakonta, e pyeti Lekën se cilat ishin arsyet për këto tri dëshira. Leka i Madh ktheu kokën nga ai dhe tha:
„E para: unë dua që mjekët më të shquar që kemi të bartin mbi supe arkivolin tim për t’u dëshmuar se kur të përballen me vdekjen, nuk do të kenë fuqinë për të na shëruar!
E dyta: unë dua që udhës për në banesën e fundit të hidhen thesaret e mia në mënyrë që të gjithë të mund të shohin, se të mirat materiale, të grumbulluara këtu, mbeten këtu!
E treta: unë dua që duart e mia të lëkunden në ajër jashtë arkivolit, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin se me duar të zbrazëta arrijmë në këtë botë dhe me duar boshe largohemi, kur për ne përfundon thesari më i çmuar: